Artistët finalistë të çmimit ““Artistët e së nesërmes”, sonte me fillim nga ora 19:00, do të prezantojnë veprat e tyre para publikut.
Nën organizmin e Stacion – Qendra për Art Bashkëkohor Prishtinë, prezentime publike nga Qëndresë Deda, Altin Krasniqi e Dion Zeqiri mbahet në “Klubin e Boksit”, Mark Isaku 8, në Prishtinë.
Stacion – Qendra për Art Bashkëkohor Prishtinë ka ftuar të gjithë që të jenë në prezentimet publike, duke treguar se moduli i prezentimeve publike ka për qëllim të hapë për publikun temat dhe elementet e veprave dhe të shoh deri në çfarë pike arrijnë ato që të ndërlidhen dhe të depërtojnë në dimensione të tjera shoqërore, politike dhe ekonomike.
Çmimi “Artistët e së nesërmes” 2018 me Qëndresë Deda, Altin Krasniqi, Dion Zeqiri është kuruar nga Vala Osmani dhe Albert Heta, assistenca kuratoriale nga Donjetë Murati, arkitektura e ekspozitës nga Vala Osmani.
Ekspozita e finalistëve të çmimit “Artistët e së nesërmës” në Klubin e Boksit do të qëndrojë e hapur deri me 5 dhjetor 2018, atë ditë kur edhe do të shpallet fituesi i këtij çmimi.