Një produksion shqiptaro-amerikan, do të sjellë nesër (12.10.2018) në Cineplexx, premierën e filmit “The Brave”, me regjisor William Kaufman, ku do të paraqitet kasta e shkëlqyer e aktorëve amerikanë, shqiptarë e rusë, në një produksion me përmasa hollivudiane.
Premiera respektive fillimisht do të shfaqet për gazetarët e kulturës ku edhe do të mbahet një konferencë për media.
Kasta e aktorëve të këtij filmi përbëhet nga: Armand Assante, Louis Mandylor, Ravshana Kurkova, Besart Kallaku, Ervin Bejleri, Mensur Safqiu, Gosha Kutsenko, Igor Jijikine, Salsano Rrapi, etj.
Për publikun e Kosovës, premiera e filmit ”The Brave”, vjen më datën 13 tetor, në kinemanë Cineplexx, me termine të ndryshme.
Gjatë muajit tetor filmi do të shfaqet edhe në kinematë e Rusisë, Europës Perëndimore dhe Italisë.