Shumëkush nga ju sapo ta lexoni këtë lajm, do ta riktheni fëmijërinë tuaj të viteve të 80-ta përmes fimit ‘I Ikuri’, që do të shfaqet së shpejti në Kino Armata. Javën e ardhshme (18 mars), Kino Armata do të shfaq filmin vendor “I Ikuri”, kohëzgjatja e të cilit është 90 minuta. Filmi në fjalë i përbërë nga tre episode, ishte prodhim i Radio Televizionit të Prishtinës (RTP), në vitet e 80-ta. Ky film është me skenar të Ibrahim Kadriut, regji të Sadedin Prekazit, me Driton Mustafën në rolin e Fidanit si dhe në rolet tjera dytësore Faruk Begolli, Kumrije Hoxha, Arianit Çelja, etj., ishte një ndër përpjekjet e para të programit në shqip të RTP, për të prodhuar një film edukativ për fëmijë.