Kinematografia kosovare çdo ditë po gëzon suksese të mëdha në Industrinë e filmit në botë, duke u vlerësuar nga kritikët më profesional botëror të festivaleve më prestigjioze ndërkombëtare. Së fundmi, filmi “Ajo”i regjisores së talentuar, More Raça, është futur në konkurrencë zyrtare në festivalin garues për çmimin ‘OSCAR’, në “AFI Fest”, i cili mbahet në Los Angeles. Me të mësuar këtë lajm, Radio KFOR-i kontaktoi regjisoren More Raça, e cila enkas për dëgjuesit tanë, shpalosi emocionet e saj rreth këtij lajmi kaq të mirë për të dhe për të gjithë filmbërësit kosovarë.
“Jam shumë e lumtur që filmi “Ajo” është përzgjedhur nga Instituti Amerikan i Filmit në festivalin kualifikues për Oscar “AFI FEST”. Ky është një lajm i mrekullueshëm jo vetëm për mua por për gjithë kinematografinë kosovare”, u shpreh e entuziazmuar Regjisorja Raça.
Kujtojmë që festivali do të mbahet nga data 8 deri më 15 nëntor në Los Angeles.