Një rrëfim i ndjeshëm, prodhim vendor, vjen në ekranin e pasur të kinemasë Jusuf Gërvalla në qytetin e Pejës. Bëhet fjalë për filmin ‘Gjumë dhe Dashuri’, që është paraparë të shfaqet përgjatë tre datave në këtë kinema. Ky film trajton një temë mjaftë të ndjeshme brenda një familje që ka në qendër të vemendjes Zanën, një vajzë 18 vjeçare, që pas një aksidenti mbetet në koma. Aty flitet edhe për babanë e saj Sokolin, i cili do të përballet me shumë sfida tek mundohet të gjejë shërim për vajzën e tij.
‘Gjumë dhe Dashuri’ do të shfaqet nesër me datën 19 shkurt dhe me datën 26 shkurt, në kinema Jusuf Gërvalla, ndërsa orari i transmetimit është paraparë të jetë nga ora 19:00.