Dashamirët e filmit kanë mundësi që në kuadër të shfaqjes së filmave të ndryshëm në Kinemanë “Doku Kino” në Prizren, të ndjekin sonte (18.01.19), premierën e filmit “Everybody knows”, me regji të Asghar Farhadi.
Ky film i zhanrit Krim/Mister/Dramë, bënë fjalë për një grua spanjolle që jeton në Buenos Aires, e cila kthehet në qytetin e saj të lindjes, në periferi të Madridit me dy fëmijët e saj, për të marrë pjesë në martesën e motrës. Por, ky udhëtim sjellë shumë të papritura për të dhe familjen e saj.
Protagonistë të këtij filmi janë : Penélope Cruz, Javier Bardem, Ricardo Darín dhe të tjerë.