Në vazhdën e sukseseve të njëpasnjëshme që filmi kosovar “AJO, me regji nga More Raça dhe skenar nga Sunaj Raça, po gëzon në festivalet më prestigjioze botërore, së fundmi ky film është vlerësuar me çmimin prestigjioz të jurisë në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Kairo.
Me të mësuar për këtë sukses, Radio KFOR-i ka kontaktuar regjisoren More Raça, e cila për dëgjuesit tanë ka ndarë emocionet e saja për këtë çmim:
“Ndjenjë e jashtëzakonshme të vlerësohemi me këtë çmim në njërin prej festivaleve më të rëndësishme në botë, i cili i përket festivaleve të kategorisë A. Jam shumë e lumtur për këtë vlerësim, i cili është sukses jo vetëm për mua dhe ekipën e filmit, por edhe për kinematografinë kosovare në përgjithësi“.
Për publikun kosovar, filmi “Ajo“, do të shfaqet më 04 dhjetor në zyren e BE-së në Prishtinë, prej orës 19:00.