Në kohën dinamike në të cilën po jetojmë, me obligimet dhe rutinën e përditshme nevoja për t’u informuar me ngjarjet ditore është e domosdoshme. Radio KFOR-i çdo ditë të javës duke filluar nga ora 08:00-10:00, në kuadër të emisionin të mëngjesit ‘Mëngjesi me ty’, është miku juaj i përditshëm duke iu sjellur lajmet dhe informacionet më të reja nga vendi dhe bota, në mënyrë që të jeni të informuar me ngjarjet më të reja të ditës. Përveç informacioneve aktuale, në kuadër të këtij emisioni do të keni pranë edhe dinamikën e prezantuesve dhe muzikës më të re ne vend dhe botë.
Për të përfshirë të gjitha fushat e informacioneve emisioni pasues i paradites ‘Brunch Time’, nga ora 10:00-12:00, ju mundëson të informoheni për ngjarjet nga : kultura, sporti, libri, shëndetësia, kuriozitetet dhe lajmet nga show-bizi. Në ‘Brunch Time’, të gjithë adhuruesit e muzikës do të kenë mundësi të udhëtojnë nëpër vite, çdo ditë, për të mësuar se cilat ngjarje në muzikë karakterizojnë çdo ditë të javës.
Argëtohuni, mësoni gjëra të reja dhe filloni ditën tuaj me moderatorët më të mirë në vend të Radio KFOR-it, për tu shoqëruar me informacionet më të shpejta, të sigurta dhe super hitet më të reja në muzikë për disponimin tuaj të mëngjesit.