Për herë të parë ndonjëherë, do të mbahet në Kosovë, Turneu i Parë Ndërkombëtar në Tenis, “Peja Open 2019”, hapja solemne e të cilit do të bëhet më 1 shtator, në ora 18:15, ndërsa garat do të zhvillohen nga data 2-8 shtator, në Brestovik.
Mesa kuptuam, ky turne do të jetë jo vetëm ndërkombëtar, por edhe multietnik, hollësi të cilit na zbulon drejtori i turneut “Peja Open 2019”, Kreshnik Arifi.
“ Ky Turne do të zhvillohet në katër turne të ndryshme , në të dyja konkurrencat, të grupmoshës U-16, ku do të përfshihen tenistë nga Serbia, Rusia, Greqia, Sllovakia, Italia, Zvicra, Gjermania si dhe vendet e rajonit, ku pritet të marrin pjesë dikur rreth 60 garues”, u shpreh për Radio KFOR-in , z. Arifi.
Nikoqirë të kësaj ngjarjeje të madhe janë Klubi i Tenisit Peja, Komuna e Pejës dhe Federata e Tenisit e Kosovës, ndërsa organizohet nën ombrellën e Federatës së Tenisit të Evropës.