Nga sot, (23 shtator) deri më 27 shtator, edhe në Kosovë do të mbahet “Java e Diplomacisë Klimatike” e Bashkimit Evropian.
Për këtë ditë, e cila ka për qëllim ndërgjegjësimin për klimën, ‘Ambasada e Francës në Kosovë’ në bashkëpunim me Kino “ARMATA” do të shfaqin filmin ‘Demain’ nga Cyril Dion dhe Mélanie Laurent.
Ky film tregon disa zgjidhje të zhvilluara në vende të ndryshme për t’u adaptuar me mënyrën tonë të jetesës dhe për t’u ballafaquar me krizat ekologjike, ekonomike dhe sociale të shkaktuara nga ndryshimet klimatike.
Filmi në fjalë shfaqet sonte me fillim nga ora 19:00 ndërsa pas tij do të pasojë një debat me publikun.