Nga sot (10 qershor) e deri me 16 qershor, për herë të shtatë ‘Qendra për Art dhe Komunitet – Artpolis’, organizon festivalin FemArt – Festivali Rajonal për Artistë dhe Aktivistë, ku do të jenë pjesëmarrës rreth 200 artistë dhe aktivistë nga Kosova, Rajoni, Evropa, Amerika, Azia dhe Afrika.
Moto e festivalit këtë vit është “Me Liri kundër Marres”, e cila ka për qëllim të rrit vetëdijen dhe të fuqizojë gratë pa marrë parasysh përkatësinë etnike, sociale, raciale apo preferencave seksuale.
Festivali në fjalë do ketë krijime artistike origjinale nga gra dhe vajza të rajonit dhe do paraqesë shfaqje teatrale, koncerte, promovime librash, art performues, instalacione arti, poezi, punëtori, panele diskutimi, art urban dhe forma tjera të artit.