Nga data 30 janar, miqtë e Aleancës Franceze në Prishtinë dhe dashamirët e filmit, do të kenë mundësi që përsëri këtë vit të shoqërohen me filma të ndryshëm në kuadër të ‘Ciné Clubs’. Filmi i parë që do të transmetohet për këtë vit, titullohet “Comme des garçons”. Filmi në fjalë, do të transmetohet duke filluar nga ora 20:00, e pas përfundimit të filmit do të ketë edhe diskutime rreth filmit të shikuar.
Filmi franqez “Comme des garçons”, është realizuar nga Julien Hallard, në janar të 2018 dhe tematika kryesore e filmit është “Gratë dhe futbolli”.