Festivali i Prozës Artistike “FICTION FEST” me datat 08, 09 dhe 10 nëntor, 2019, e zhvillon edicionin e tij të dytë, organizator kryesor i të cilit është Qendra për Kulturë dhe Edukim “SHESHI”, ndërsa organizator ndihmës është “Europe House”.
Dashamirësit e prozës artistike do të kenë rastin të takohen me këta shkrimtarë, që do të na nderojnë me pjesëmarrjen e tyre, e që janë: Roland Bartezko (Gjermani), Agron Tufa (Shqipëri), Roland Orçik (Hungari), Jurij Hudolin (Slloveni), Agron Y. Gashi (Kosovë), Rrahman Paçarizi (Kosovë), Erenestina Halili (Shqipëri), Ilire Zajmi (Kosovë), Jasna Dimitrijevic (Serbi), Albin Mehmeti (Kosovë), Shefqet Bylykbashi (Kosovë) dhe Elida Rrusta (Shqipëri).
Shkrimtarët e mësipërm do të lexojnë pjesë të zgjedhura nga proza e tyre artistike, si dhe do të bashkëbisedojnë me të pranishmit lidhur me artin e tyre krijues dhe projektet e tyre të ardhshme në fushën e prozës.