Në vazhdën e aktivitetve të shumta rekreative që vijnë nga sektorët e shumtë që ka ‘Klubi Alpin Prishtina’, bëhet e ditur se Klubi ka filluar me implementimin e projektit: ‘’Çiklizmi i sigurt në Prishtinë’’, qëllimi i të cilit është vetëdijesimi dhe nxitja e shoqërisë drejt përdorimit të një transporti të qëndrueshëm të biçikletave. Lidhur me këtë projekt, Radio KFOR-i ka intervistuar menaxherin ‘Kubit Alpin Prishtina’, Nazmi Hasanramaj i cili ndër të tjera tha:“Ky projekt është vazhdimësi e disa projekteve të tjera të cilat kanë filluar më herët nga ‘Klubi Alpin Prishtina’, konkretisht prej ‘Sektorit të Çiklizmit’ dhe është vazhdimësi e praktikave të çiklizimi në Kosovë. Po ashtu qëllimi i këtij projekti është promovimi si dhe krijimi i një kulture të çiklizmit në vend. Për këtë projekt kemi marr përkrahjen e ‘Balkan Green Foundation’ dhe përmes fondeve të BE –së, deri më tani kemi zhvilluar një strategji të projektit që kryesisht ka të bëjë me promovimin me vetëdijësim me takime dhe do të na duhet edhe ndihma e Policisë së Kosovës si dhe organeve komunale.” Z. Hasanramaj, tha gjithashtu se ky projekt po vihet në jetë edhe falë shumë përkrahësve vullnetarë.