Sot (21 tetor), në teatrin “Adriana”, në qytetin e Ferizajt, fillon ‘Festivali i Teatrove’ i cili sivjet shënon edicionin e 49-të me radhë.
Festivali do të hapet me fillim nga ora 20:00, me shfaqjen “Shumë zhurmë për asgjë” , me regji nga Zana Hoxha. Festivali në falë vazhdon tutje me shfaqje të shumta nga vendi e rajoni deri më 27 tetor.
Është bërë e ditur se organizimi i këtij edicioni nuk kufizohet vetëm në shfaqjet, por edhe me aktivitete përcjellëse, ku për këtë edicion është programuar promovimi i librit të të ndjerit, profesorit universitar, Bekim Lumi, kontributit të tij të veçantë për artin e kulturën .