Nëse keni ide inovative, të cilat mund të bëjnë një ndikim pozitiv në shoqëri, varësisht nëse jeni nxënës, student apo i pa punë, por jeni të etur për të mësuar më shumë se si të krijoni një ide dhe ta ktheni atë në një biznes të ri, atëherë ngjarja e së shtunës (27 prill) e cila do të organizohet në Education Innovators Kosovo, në Mitrovicë, në ora 10:00, është për ju.
Ky projekt realizohet në kuadër të projektit ‘Fuqizimi i të rinjve dhe ngritja e kapaciteteve të tyre në fushën e inovacionit dhe ndërmarrësisë’, ‘Education Innovators Kosovo’, në mbështetje të Ministrisë së Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, të cilët kanë hapur aplikimin për punëtori dhe trajnime FALAS për të gjithë. Për tu bërë pjësë e këtyre punëtorive dhe trajnimeve disa mujore, mund të vizitoni faqen e ‘Education Innovators Kosovo – EIK’: https://www.facebook.com/pg/eikosovo/photos/?tab=album&album_id=1221441047892065 , përmes së cilës poashtu keni mundësi të mësoni më shumë rreth projektit respektiv.