Edicioni i 38-të i “Seminarit të Gjuhës, Letërsisë dhe Kulturës Shqiptare’, filloi sot (19 gusht), i cili organizohet për studiues e studentë që merren me probleme të gjuhës, të letërsisë e të kulturës shqiptare, po edhe me albanologjinë në përgjithësi.
Në këtë edicion, do të ketë mbi 70 studiues shkencor, që do të marrin pjesë në aktivitetet shkencore, të cilat organizohen në kuadër të seminarit.
Në fushën e gjuhësisë, tema e këtij viti do të jetë ‘Struktura e hqipes aktuale’, në fushën e letërsisë, tema e sesionit do të jetë “Si ëndërrohet në letërsinë shqipe”; ndërkaq, në fushën e kulturologjisë, tema do të jetë ‘Rrjetet sociale, dhe etika. Po ashtu edhe në këtë edicion kërkesa e studentëve të huaj për të mësuar gjuhën shqipe është e madhe.
Seminari i Gjuhës, Letërsisë dhe Kulturës Shqiptare, do të zgjasë deri me 30 gusht