Qendrat Lidhëse të Komunitetit nga Gjilani “The Bridge” dhe ‘Mom Link’, sot (23.07.2019) fillojnë Kampin e Gjuhës Angleze për Fëmijë, që do të zgjat deri më datën 27 korrik. Fëmijët pjesëmarrës nga klasa e dytë e deri në të tetën do të kenë mundësi të mësojnë dhe ta praktikojnë anglishten së bashku me “Grupin Compass”, nga Amerika.
Përgjatë kampit, fëmijët do të kenë mundësi të bëhen pjesë e aktivitetit: “Gara e Mrekullueshme – Rreth Botës në Anglisht – 5 Kontinente Në 5 Ditë”. Për tu regjistruar dhe për të ditur më shumë rreth aktivitetit në fjalë, të interesuarit mund të kontaktojnë këtë numër të telefonit: 083 43 543 100.