“Filigrani përtej Artizanatit”, është projekti që ka bërë bashkë të gjitha komunitete e qytetit të Prizrenit dhe rajonit të tij, të cilët përmes artizanatit do të mbrojnë dhe promovojnë trashëgiminë kulturore jomateriale të Kosovës. Është OJQ-ja ‘EC Ma Ndryshe’, që ka nisur me fazën e dytë të zbatimit të projektit “Dialogu ndërmjet komuniteteve përmes ruajtjes gjithëpërfshirëse të trashëgimisë Kulturore”, projket ky që implementohet nga UNDP-ja dhe financohet nga Instrumenti i Bashkimit Evropian që kontribuon për Stabilitet dhe Paqe (IcSP). Koordinatori i Programeve në ‘Ec Ma Ndryshe’, Valon Xhabali, për Radio KFOR-in thotë: “Në kuadër të këtij projekti në Prizren, është paraparë që t’i mbajmë dy cikle për aftësim, në artizanatin e filigranit. Ne secilin cikël apo trajnim, do të jenë nga 15 aplikantë, në mesin e tyre janë edhe të komuniteteve të ndryshme që jetojnë në Prizren. Trajtnimet do të zgjasin 8 javë apo 2 muaj, do të bëhet përzgjedhja e 5 pjesëmarrësve, 5 aplikantëve më të suksesshëm, ku atyre do ju ofrohet punë praktike me pagesë në një peridhë 6 mujore.”
Në përfundim të projekitit, do të ketë dokumentar mbi filigranin, panair që ka për qëllim grumbullimin dhe mundësinë për rrjetëzim të të gjithë filigranistëve në Kosovë dhe qytetarët do të kenë mundësi që të vetëdijësohen për zejet qe ushtrohen në Kosovë.