E formuar vetëm nëntë vite më parë, përfaqësuesja e Kosovës në futbollin e femrave është në rrugën e duhur, kështu thonë zyrtarë të FIFA-s, në Federatën Ndërkombëtare të Futbollit. Kjo përfaqësuese ka shënuar përparim për katër pozita, nga ajo 126-të në pozitën 122-të, në ranglistën e FIFA-s. Radio KFOR-i me këtë rast ka kontaktuar Sekretarin e përgjithshëm të Federatës së Futbollit të Kosovës, Eroll Salihu, i cili na tregoi më shumë për suksesin e vajzave në futboll: “Ne e kemi prioritet UEFA-n dhe FIFA-n futbolli i femrave ka treguar një sukses, e sidomos në Budapest që ka qenë futboll i rrallë nga vajzat tona të talentuara. Edhe Federata në prioritetetet ka edhe futbollin e femrave, sepse kemi vajza të talentuara. Ngritja në katër pozita nuk është e rastësishme sepse jemi duke punuar qe dy vite në projektin e quajtur ‘Rekrutimi i vajzave të reja’, në futbollin vendor dhe dalngadal ajo po ju jep përfaqësueses frytet e para . Sigurisht që meritë të madhe ka edhe shtabi teknik i përfaqesuses, të cilët janë të licensuar në UEFA pro level, gjithashtu jemi duke edukuar një grup vajzash të cilat pritet që ti bashkohen Kosovës dhe të ecim më tutje drejt suksesit.”, shto më tej Z. Salihu.