Festa e Vitit të Ri, është një festë globale e festuar në gjithë botën. Në këtë ditë, kultura dhe vende në mbarë botën festojnë ndërrimin e moteve në mënyra të ndryshme.
Edhe në Prishtinë për nder të kësaj feste, ‘Komuna e Prishtinës’ ka organizuar pritjen e Vitit të Ri (31.12.18) në sheshin ‘Zahir Pajaziti’, për të gjithë qytetarët. Me moton ‘Prite n’shesh’, duke filluar nga ora 22:00, do të performojnë artistë të ndryshëm vendorë, si: Flaka Krelani, Dren Abazi, Zig Zag Orchestra dhe shumë artistë të tjerë. Kjo traditë e festimit të Vitit të Ri në kryeqytet, ka filluar para disa vitesh.