Plazha e madhe e Ulqinit në Mal të Zi do të jetë nikoqire e edicionit të parë të festivalit ‘WAVEUL’ që do të fillojë me 25 korrik të këtij viti. Festivali për 4 netë do të sjell emrat ndërkombëtarë të muzikës elektronike siç janë: Agents of Time, Andrey Pushkarev, Black Circle, Chaim, Guy Je, Hannes Bieger dhe shumë artistë të tjerë të këtij zhanri muzikor.
Ardin Badivuku nga NEXT LEVEL që ështe pjesë e fetsivalit më të ri të muzikës elektronike ka ftuar dëgjuesit e Radio KFOR-it që të shijojnë muzikën e mbi 50 artistëve ndërkombëtarë të këtij zhanri:
“I ftoj të gjithë qytetarët e Kosovës t’ i bashkohen festivalit më të ri “Waveul” në Ulqin, te Plazhi i Madh nga data 25 deri më 28 korrik, biletat mund t’i gjeni ‘Rave Travel’. Jemi të kënaqur që do t’i shpërndajmë 5 bileta për dëgjuesit e Radio KFOR-it”.
Shijoni detin, muzikën elektronike dhe magjinë e verës në festivalin ‘Waveul’ për 4 ditë të paharrueshme e këtë mundësi ju dhuron edhe Radio KFOR-i duke ju dhuruar 5 bileta për këtë festival në emisionin e mbremjes ‘Meny’ nesër me 17 korrik nga ora 18:00.
Për të kuptuar më shumë rreth mundësisë për të qenë pjesë e festivalit dëgjoni Radio KFOR-in dhe vizitoni rrjetet tona sociale:
https://www.facebook.com/RadioKFOR/
Instagram: radiokforshqip