Nuk thuhet kot se artistët e mirëfilltë i japin jetë edhe një flete në degë. Kësaj radhe artistët e muraleve do t’i japin jetë edhe mureve të ndryshme në Ferizaj.
Me datat 23 dhe 24 Korrik në Ferizaj, do të organizohet Festivali i Muraleve, ku të gjithë të pranishmit dhe të interesuarit do të kenë mundësi të shohin foto të punuara në versionin 3 dimensional.
Aktiviteti në fjalë bëhet i mundur, falë përkrahjes së Zyrës Amerikane në Prishtinë, Komunës së Ferizajt, Ambasadës së Zvicrës në Prishtinë etj