Nesër (11.07.19), fillon Festivali i Artit në Hapësirë Publike ‘Hapu’ , i cili sivjet shënon edicionin e 5-të me radhë.
Radio KFORI ka kontaktuar zyrtaren për komunikim nga “Hapu”, Daniela Markaj, e cila tregoi programin e ditës së parë të festivalit:
“Hapjen e festivalit e bëjmë tek sheshi “Skenderbeu”, në Prishtinë në orën 21:00 me shfaqjen ‘Face Nord’, që vjen nga një grup akrobatësh francez ‘Un loup pour l’homme’ dhe prej aty vazhdojmë me ‘Ludificon’, që janë 3 vajza të cilat do të bëjnë një performancë me zjarr dhe pastaj prej perfomancës me zjarr do të vazhdojmë rrugës me parkour-istat e ‘Team Prap’, ku do të shkojmë në Teatrin Oda. Pas performancës së ‘Ludificon’, kemi muzikë nga May-Linda Kasumovic dhe Doresa Rexha”.
E për dallim nga vitete e kaluara festivali “Hapu” këtë vit do të shtrihet edhe në Fushë Kosovë: “Këtë vit më ndryshe se në vitet tjera, është që programin e kemi shtri edhe në Fushë Kosovë . Më datën 14 edhe 15 korrik kemi me i pasë disa prej performancave që do të mbahen edhe në Prishtinë. Në Fushë Kosovë perfomancat kanë me u paraqitë në sheshin ‘Dardania’ dhe tek ‘Stacioni i Trenave’ “, tha zyrtarja për komunikim nga “Hapu”, Daniela Markaj.