Aleanca Franceze e Prishtinës sjell ekspozitën “Spirou4rights”, me vizatime komike që paraqesin të drejtat e njeriut, përmes karaktereve të revistës së njohur frenge “Spirou”. Ekspozita “Spirou4rights”, do të paraqes deklaratën e të drejtave të njeriut dhe secili artikull i deklaratës ilustrohet me nga një karikaturë komike. Ekspozita është në partneritet me Gazetën Spirou, Komisionerin e Lartë të Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut dhe Aleancën Franceze. Ekspozita në fjalë pritet të mbahet më nesër (10 Maj), nga ora 17:00, në Aleancën Franceze të Prishtinës. Të pranishëm pritet të jenë Ambasadori i Francës në Kosovë, z. Didier Chabert, artisti francez, z. Frank Margerin dhe përfaqësuesja e shoqërisë civile në Kosovë, znj. Nora Jusufi, e cila do të thotë edhe disa fjalë mbi situatën e të drejtave të njeriut në Kosovë.
Gazeta Spirou, e krijuar ne vitin 1938, botohet nga Editions Dupuis, dhe katalogu i tij përmban karaktere portreti si ‘The Smurfs’, Billy & Buddy, Bluecoats, Petit Spirou, Lucky Luke, Largo Ëinch, Gaston Lagaffe dhe The Marsupilami.
Ekspozita “Spirou4rights”, organizohet me rastin e Festivalit GranFest, festival ndërkombëtar i romanit grafik që do të mbahet në Prishtinë nga data 10 maj deri më 12 maj, 2019.