Me qëllim që shoqëria të ketë një vend ku do të largonte lodhjen e akumuluar gjatë tërë vitit, e të largojnë mendimet e lodhshme, të ndjejnë qetësinë dhe festat e fundivitit, Galeria “Qahili” në bashkëpunim me organizatën ETEA, sjellin ngjarjen kulturore Festa e Shkrimtarëve përmes “Hijeve të Bardha”.
“Hijet e Bardha” do të fillojë më 1 dhjetor dhe vjen si aktivitet i veçantë kushtuar poezisë, thotë Lum Qahili nga Galeria “Qahili” dhe në një intervitsë për Radio KFOR-in, ai shpalosi rëndësinë e këtij aktiviteti kulturor:
“Këtë vit kemi vendosur që bashkë me organizatën ETEA, aktivitetin ta bëjmë me poezi. Interesante është që punimet e secilit shkrimtarë do të vendosen nëpër muret e bardha në hapërsirat e Galerisë “Qahili”, ku secili pjesëmarrës mundet me u ndalë edhe me i lexu poezitë e ndryshme. E veçanta e këtij aktiviteti është edhe çmimi i cili do të ndahet në përmbyllje të aktivtetit ku të gjithë njerëzit e aktivitetit kanë me vendosë cila poezi ju ka përlqyer më së shumëti dhe ajo do të jetë fituese”.
Të gjithë ju që keni planifikuar ta vizitoni ekspozitën, do të votoni për poezinë që preferoni dhe në mbyllje të ekspozitës përveç që do të bëhet një diskutim do të jepet edhe çmimi për poezinë më të votuar e cila do të shpërblehet me një punim nga Fondi i Galerisë Qahili si dhe tre me nga libra nga Etea.