Në kuadër të agjendës së aktiviteteve të “Ditëve të Diasporës”, në oborrin e Bibliotekës “Sadik Tafarshiku” në Ferizaj, Muzeu i Qytetit atje ka hapur ekspozitën me fotografi nga Trashëgimia kulturore e trevës së Ferizajt.
Për tu informuar më shumë lidhur me këtë ekspozitë në Ferizaj, Radio KFOR-i kontaktoi përgjegjësin e Njësisë për Trashëgimi dhe Muze në Komunën e Ferizajt, Ilir Bytyqi i cili tha se këto aktivitete po shënohen me rastin e organizimit Ditëve e Diasporës dhe shtoi:
“Njësia për Trashëgimi dhe Muze ka paraparë organizmin e një ekspozite ku do të bëhet prezantimi i trashëgimisë kulturore që e posedon treva e Ferizajt. Ajo ndahet në trashëgiminë arkeologjike, etnologjike dhe historike. Sa i përkt aspektit arkeologjik ne kemi eksponate që na shpien në epokën e neolitit, epokën e re të gurit ku kemi figurime afro 6000 vjeçare, më pas kemi edhe përfaqësim edhe të të gjitha periudhave të bronzit e hekurit e kështu me radhë, deri në periudhën historike. Përveç kësaj kemi edhe eksponate etnologjike ku janë të paraqitura tradita, veshjet popullore-tradicionale të trevës më pas mjetet e punës dhe shumëçka tjetër që e karakterizon jetën e përditshme të banorëve të trevës së Ferizaj në të shkuarën. Në aspektin historik janë paraqitur pamje vizuele-qyteti dhe ndryshimet e tij në aspektin historik brenda një periudhe 140 vejçare që janë të paraqitura në këtë ekspozitë, e cila në vete ngërthen një numër të madh të fotografive që e kanë karakterizuar qytetin e Ferizajt në periudha të ndryshme.
Kjo ekspozitë mëton të paraqes momente të ndryshme historike të qytetit të Ferizajt si dhe pamjen e qytetit ndër periudha historike dhe do të jetë e hapur deri më datën 02 gusht 2018.
Z. Bytyqi tregoi gjithashtu se kjo ekspozita është pritur me interes të madh nga bashkatdhetarët tanë, pasi bashkatdhetarët tanë kanë mundësi të njihen me vlerat e trashëgimisë kulturore të cilat e përfaqësojnë kulturën materiale e historike që e posedon qyteti i Ferizajt.