“November Code Fest” është gara e fëmijëve, e cila do të mbahet më 8 dhjetor, në Kino ARMATA në Prishtinë, që do të nis në ora 10:00 dhe përfundon në orën 15:00.
Në këtë garë, do të prezantohen projektet e 30 nxënësve të Shkollës Digjitale, në këto kategori: Zhvillim të Lojërave Kompjuterike 2D dhe 3D, Zhvillim të Aplikacioneve Mobile dhe Zhvillim të Webfaqeve.
Shkolla digjitale përmes nismës së saj vullnetare, ka për qëllim vetëdijësimin rinisë rreth rëndësisë së mësimit të teknonologjisë dhe do të vazhdoj gjatë gjithë muajit dhjetor.
Vlen theksuar gjithashtu se në fund të kësaj gare, do të ndahen çmime për finalistët dhe fituesit e saj.