Kosovar Youth Council (KYC) dhe Kino Armata, të premten (26 prill) lansojnë video-kampanjën, në kuadër të projektit “Communicating through Sports”, së bashku me të arriturat e projektit si dhe me shfaqjen e ekspozitës artistike nga punimet e fëmijëve përgjatë aktiviteteve të realizuara.
Video është përgatitur me fëmijë nga komuna e Prishtinës, Fushë Kosovës, Lipjanit dhe Graçanicës, nën angazhim të Federatës së Futbollit të Kosovës dhe të lojatareve të Kombëtares. Projekt ky i mbështetur nga UEFA Foundation for Children.
Projekti i lartpërmendur, ka për qëllim përfshirjen e grupeve të margjinalizuara në iniciativa shoqërore për të krijuar marrëdhënie dhe komunikim më të mirë ndërmjet të gjitha komuniteteve.