Mirëqenia e një familjeje të shëndoshë ndikon drejtpërsëdrejti tek fëmijët, për të cilët pasqyrimi i parë janë prindërit, ngase prej familjeve të lumtura, rrezet e asaj lumturie, përcillen edhe tek të vegjlit tanë. ‘Dita Ndërkombëtare e Fëmijëve’, e cila shënohet sot (1 qershor), nuk është vetëm ditë festive, por njëherësh shërben për të sensibilizuar dhe për t’i thënë jo dhunës dhe abuzimit ndaj fëmijëve.
Është dita, kur vet fëmijët ngritin zërin për të drejtat e tyre, mirëpo “protestën’’ e tyre, ata e realizojnë përmes lojërave apo aktiviteteve festive. “Dita Fëmijëve” u vendos me datën 1 qershor, sepse në këtë datë në Gjenevë, është mbajtur Konferenca Botërore e Mirëqenies së Fëmijëve, në vitin 1925.