Mësoni më shumë rreth botës së mahnitshme, me fakte interesante të cilat në shumë raste edhe na mahnitin. Në vijim ju njohim me disa fakte interesante, të cilat ndoshta nuk i keni dëgjuar më parë:
– A e keni ditur se nëse e dëmtoni një bimë kaktusi në Arizonë, do të ndëshkoheni me 25 vjet burg. Bimët e kaktusit në Arizonë janë bimë të mbrojtura edhe me ligj.
– A e keni ditur se makina e parë e tatuazheve është zbuluar në vitin 1876, nga Thomas Edison. Ai së pari shpiku një stilolaps elektrik, e pastaj në vitin 1891 e shndërroi atë në makinën e parë të tatuazheve.
– A e keni ditur se shkencëtarët kanë zbuluar disa peshkaqenë që jetojnë afër një vullkani aktiv nënujor. Zhytësit nuk mund të marrin informata më shumë për ta, sepse po të futen më thellë ata do të digjeshin nga aciditeti dhe nxehtësia.