Mësoni më shumë rreth botës së mahnitshme, me fakte interesante të cilat në shumë raste edhe na mahnitin. Në vijim ju njohim me disa fakte interesante, të cilat ndoshta nuk i keni dëgjuar më parë:
– A e keni ditur që Islanda, Ishujt Faroe dhe Ishulli i Manit kanë pretendime se kanë parlamentin më të vjetër në historinë e njerëzimit, të gjitha u themeluan në shekujt 9-të dhe 10-të.
– A e keni ditur që Rusia është vendi më i pyllëzuar në botë, me 815 milionë hektarë.
– Personi më i ri që është vlerësuar me Çmimin Nobel për Paqe, është vajza Malala Yousafzai, e cila ishte vetëm 17 vjeçe në vitin 2014, kur u shpërblyer me këtë çmim, si aktiviste për të drejtat e fëmijëve dhe mbrojtjen e të drejtave të vajzave për arsim.
– Tashmë pa internet nuk mund të imagjinohet bota, por a e keni ditur që në botë ka pothuajse 5 miliardë përdorues të internetit.
– Në vitin 2010, Google u përpoq të zbulonte se sa libra kishte në botë. Ata mendojnë se janë rreth 130.000.000 prej tyre. Megjithatë, ky numër i përcaktuar mbetet vetëm si hamendje.