Ekzistojnë fakte të ndryshme interesante, argëtuese dhe magjepsëse, disa nga të cilat i ndajmë me ju përmes këtij lajmi:
– A e keni ditur që fëmijët në Japoni janë më të pavarur. Ata udhëtojnë vetëm për të shkuar në shkollë si dhe vetë pastrojnë klasat e tyre. Ushqimin e marrin me vete, sepse ata duhet të jenë të zotë të vetes. Ata mësohen të marrin përgjegjësitë e tyre, që në vegjëlinë e hershme, ndaj edhe konsiderohen si populli më i kulturuar në botë.
– A e keni ditur se luanesha realizon më shumë se 90 për qind të gjuetisë, ndërsa luani ulet dhe relaksohet në shumicën e kohës.
– A e keni ditur se në Gjermani ndodhen kopshtet zoologjike më të mëdha në botë. Njëri ndër to është “Zoologischer Garten” në Berlin, i cili është kopshti zoologjik më i vjetër në Gjermani si dhe më i madhi në botë.