Vendi më i vizituar në Evropë, është Disneyland, në Paris, ndërsa nëse nuk e keni ditur alfabeti më i gjatë në botë është ai kinez, i cili numëron 72 shkronja dhe 105 simbole, ndërsa alfabeti më i shkurtër në botë është ai kamboxhian, i cili ka vetëm 7 shkronja. Nëse jeni të etur për më shumë fakte për botën dhe popullsinë e saj, ju mund të mësoni kohë pas kohe fakte interesante këtu në Radio KFOR, disa nga të cilat ju sjellim edhe në vijim:
– A e keni ditur se njerëzit me nuhatje të ndjeshme, mund të parandiejnë përmes nuhatjes se kur është gati të bjerë shi. Kimikatet atmosferike fillojnë të reagojnë me njëra-tjetrën, duke krijuar ozon, i cili ka një erë të ëmbël dhe të rëndë.
– A e keni ditur se nëse përpiqeni të mbani një teshtimë, ju mund të dëmtoni diafragmën, sytë, veshët si dhe mund të plasni një enë gjaku në trurin tuaj.
– A e keni ditur se kur një shqiponjë humb një pendë në njërin krah, ajo do të shkëpus edhe një pendë në krahun tjetër, për të mbajtur ekuilibrin e saj.