Bota është e mbushur me njerëz, vende dhe gjëra interesante, argëtuese dhe magjepsëse. A e keni ditur për shembull se gjarpërinjtë mund të ndjejnë tërmetin shumë më herët, ata mund të ndiejnë një tërmet që vjen nga 121 km dhe deri në pesë ditë para se të ndodhë ai apo a e keni ditur gjithashtu se ushqimet kryesore që e bëjnë njeriun të liroj gazra janë fasulet, misri, specat e djegës, lulelakra, lakra dhe qumështi.
Nëse jeni të etur për më shumë fakte për botën dhe popullsinë e saj gjithnjë në rritje, ju mund të mësoni kohë pas kohe fakte interesante për të kaluarën, të tashmen dhe të ardhmen e Tokës, këtu në Radio KFOR, disa nga të cilat ju sjellim në vijim:
– A e keni ditur se dëgjimi i muzikës me të vërtetë bën që koha të kalojë më shpejt, por ajo ndihmon edhe në zvogëlimin e dhimbjeve, sidomos gjatë shtimit të intensitetit të stërvitjeve tuaja.
– A e keni ditur se jo vetëm që disa njerëz janë alergjikë ndaj maceve, por disa mace janë gjithashtu alergjikë ndaj njerëzve.
– A e keni ditur se disa parfume të shtrenjta përmbajnë “ambergris”, një substancë yndyrore e spermës së balenave. Një parfum i tillë mund të kushtojë më shumë se 7,000 dollarë.