Bota jonë është një vend magjik dhe disa fakte të habitshme kontribuojnë në mënyrë të përsosur për të na mahnitur. Në vijim mund të lexoni disa nga këto fakte interesante, të cilat ju sjell Radio KFOR-i, e të cilat ndoshta nuk i keni dëgjuar më parë:
– A e keni ditur që gjatë jetës tuaj prodhoni pështymë të mjaftueshme për të mbushur dy pishina. Një njeri mesatar prodhon nga 1 deri në 2 litra pështymë çdo ditë, që është maksimumi 730 litra në vit. Jetëgjatësia mesatare është matur në rreth 70 vjet dhe gjatë kësaj kohe prodhohen 51.100 litra pështymë.
– A e keni ditur se sulmet në zemër zakonisht ndodhin ditën e hënë. Ky nuk është një fakt argëtues, por është interesant! Koha që zakonisht ndodhin sulmet është nga ora 4 e mëngjesit deri në ora 10:00.
– A e keni ditur se nëse e mbyllni hundën dhe e hani një mollë, pastaj një patate, që të dyja do t’ju shijojnë njësoj. Ndjenja jonë e shijes është 80% e përbërë nga ndjenja e nuhatjes.