Mësoni më shumë rreth botës së mahnitshme, me fakte interesante të cilat në shumë raste edhe na mahnitin. Në vijim ju njohim me disa fakte interesante, të cilat ndoshta nuk i keni dëgjuar më parë:
-A e keni ditur se Australia është shtëpia e 21 nga 25 gjarpërinjve më të rrezikshëm në botë.
-A e keni ditur se sipas një studimi, gratë kanë nevojë për më shumë gjumë sesa burrat, dhe ka gjasa të kenë probleme shëndetësore më shumë nëse nuk marrin gjumë të mjaftueshëm.
-A e keni ditur se më 18 prill, të vitit 1930, BBC nuk dha lajme, sepse atë ditë absolutisht asgjë e rëndësishme nuk kishte ndodhur. Në vend të lajmeve u transmetua muzikë me piano për 15 minuta me radhë.