Bota është e mbushur me kuriozitete dhe gjëra interesante, argëtuese dhe magjepsëse. A e keni ditur për shembull se aktori, Matt LeBlanc, i njohur për rolin e ‘Joey’, në serialin ‘Friends’, kishte vetëm 11 dollarë në xhep, para se të hynte në audicion për këtë rol që i dha sukses në mbarë botën. Nëse doni të dini më shumë fakte për botën, ju mund të mësoni fakte interesante këtu në Radio KFOR, disa nga të cilat ju sjellim në vijim:
– Një grua me emrin, Violet Jessop, njihet si njëra ndër njerëzit më me fat në botë. E lindur në vitin 1887, në Argjentinë, si fëmijë u infektua me tuberkuloz dhe pritej të jetonte vetëm pak muaj. Mirëpo, ajo kaloi pritshmëritë dhe jetoi një jetë të gjatë dhe të shëndetshme. Përveç kësaj, ajo i mbijetoi fundosjes së Titanik-ut dhe Britanik-ut gjithashtu edhe aksidentit tjetër të madh që ndodhi me anijen tjetër simotër, e njohur si Olimpik-u.
– Gjatë krizës ekonomike në Amerikë, e njohur ndryshe si ‘Depresioni i Madh’, një bankier me emrin Pat Munroe, bindi shumë familje në Quincy të Floridës, që të investonin ne aksionet e kompanisë Coca-Cola. Nga ky investim i mençur qyteti i Quincy-t, arriti që të bëhej me njerëzit më të pasur në Amerikë, me të paktën 67 milionerë.
– Bregdeti i Australisë shtrihet përgjatë 50 mijë kilometrave, në të cilin mund të vizitoni rreth 10 mijë plazhe. Atje ka aq shumë plazhe, sa mund të vizitoni një plazh të ri për çdo ditë, për 27 vite me radhë.