Mësoni më shumë rreth botës së mahnitshme, me fakte interesante për jetën dhe hapësirën të cilat shumë herë edhe na mahisin.
Radio KFOR-i kohë pas kohe do t’ju ofrojë fakte të ndryshme interesante, disa nga të cilat mund t’i lexoni në vijim:
– A e keni ditur se pse toka shkëlqen nga hapësira. Toka shkëlqen për shkak të sasisë së ujit që ka, prandaj toka është një nga planetet më të ndriçuara në galaktikë dhe mund të shihet nga një distancë tepër e largët, e gjithë kjo për shkak të reflektimit të rrezeve të diellit.
– A e keni ditur që në Mars mund të formohen uragane-stuhi katër herë më të mëdha se Teksasi. Jupiteri ka një uragan dy herë më të madh se masa e planetit tonë dhe zgjatë për të paktën tre shekuj (një tjetër stuhi në Jupiter është edhe më i madh). Afërdita është një ferr i vërtetë dhe Plutoni është më i ngrirë se vendi më i ftohtë në Tokë (edhe pse një ditë mund të ndryshojë dhe Plutoni mund të bëhet oaza e fundit për jetën).
– A e keni ditur se cila është shkretëtira më e madhe në botë. Shkretëtira e Saharasë në Afrikën e Jugut është më shumë se 23 herë më e madhe se masa e shkretëtirës Mojave në Kaliforninë jugore.