Një nga gjërat më interesante e qenieve njerëzore është mësimi dhe mbledhja e të gjitha llojeve të njohurive si dhe gjërave të vogla gjatë jetës sonë. Faktet e ndryshme argëtuese, janë të shkëlqyera për thyerjen e akullit, bisedat dhe përshtypjen e një takimi me miq dhe shoqëri.
Leximi i këtyre fakteve krejtësisht të rastësishme në lidhje me shkencën, historinë, ushqimin, të famshmit, trupin tuaj, kozmosin dhe shumë gjërave të tjera, do t’ju bëjë t’ju bie nofulla apo të çuditeni, të paktën një herë. Në vijim Radio KFOR-i, ju sjell disa fakte interesante të cilat mund ti lexoni në vijim:
– Njerëzit po lindin kohëve të fundit më shumë binjakë dhe ky është një fakt. A keni ndjenjën se ka më shumë binjakë këto ditë sesa para 100 viteve? Jo? Epo, duhet ta dini, sepse sipas një studimi të ri në revistën ‘Human Reproduction’, “shkalla e binjakëzimit” është rritur me një të tretën që nga vitet ’80-nga 9 në 12 binjakë për 1.000 lindje. Aktualisht kjo shton rreth 1.6 milion binjakë të lindur çdo vit, në të gjithë botën – që do të thotë se 1 në çdo 42 foshnje është binjakë. Ndihma për të nxitur këtë është përdorimi në rritje i riprodhimit të asistuar nga mjekësia dhe vonesa në lindjen e fëmijës.
– Është vërtetuar së fundmi se flokët dhe thonjtë rriten më shpejt gjatë shtatzënisë. Një efekt anësor befasues i shtatzënisë, sipas revistës ‘Human Reproduction’, është se thonjtë dhe flokët rriten më shpejt se zakonisht. Kjo është për shkak të ndryshimeve në hormone si dhe rritjes së qarkullimit të gjakut dhe metabolizmit që furnizon lëndën ushqyese.
– Udhëtojmë në Hënë, për t’ju njoftuar se edhe Hëna ka tërmete hënore. Ashtu sikurse Toka që ka tërmete edhe Hëna ka tërmete hënore. Më pak të zakonshme dhe më pak intensive sesa lëkundjet që ndodhin këtu, tërmetet e hënës besohen nga shkencëtarët e Shërbimit Gjeologjik të SHBA (USGS), se ndodhin për shkak të streseve të baticës të lidhura me distancën midis Tokës dhe Hënës.