Ajo që mahniti të gjithë me timbrin e veçantë të zërit të saj dhe me mënyrën unike të të interpretuarit në spektakle të talentëve të rinj në Francë, sonte ( 30 korrik), në ora 20:00, do të jetë pranë bashkëvendasve të saj, në Amfiteatrin e Bibliotekës Universitare, në Prishtinë.
Erza Muqolli, tashmë është bërë emër i njohur jo vetëm në vendin ku ajo ka krijuar famë, në Francë, por edhe përtej tij, e sidomos në Kosovë, ku pëlqehet dhe përcillet karriera e saj muzikore.
Në koncertin e sontëm, admiruesit e muzikës së saj, përveç këngëve të bukura të intreprtuara nga ajo, do të kenë mundësi që të mësojnë të gjitha hollësitë nga krijimtaria e saj muzikore, projektet tashmë të lansuara dhe ato që priten të publikohen në të ardhmen.
Vlen nënvizuar se Erzën e pëlqejnë jo vetëm bashkëmoshatarët e saj më të rinj në moshë, por të gjitha brezat, prandaj mbrëmja e sontme me prezencën e saj, pritet të jetë mbresëlënëse.