Gara sportive “En Duro”, do të sjell një mundësi të mirë për të gjithë adhuruesit e motoçikletës. Kjo garë do të mbahet me 4 Nëntor 2018 (e Diele) duke filluar nga ora 09:00.
Êshtë ky Klubi i motoristëve “Vjosa” (MC Vjosa) nga Shtimja, të cilët po e organizojnë këtë garë me motoçikleta, në bashkëpunim me Federatën e Motoçiklizmit të Kosovës si dhe me Drejtorinë për Kulturë, Rini dhe Sport.
Gara “Enduro”, organizohet për herë të parë në komunën e Shtimës, pikërisht në fshatin malor Mollopolc, 4 km larg qytetit të Shtimes.