“Mëngjesi me ty” në Radio KFOR, sot kishte të ftuar të riun Endrit Toplica, i cili ka bërë një zbulim të jashtëzakonshëm, krijimin e një dore robotike.
Përmes intervistës së zhvilluar në studio, nga moderatorja Trendelina Duli, Endriti zbuloi idenë e krijimit të kësaj dore dhe gjithçka tjetër përsa i përket “Gjuhës programuese” Python.
“Këtë ide e kam krijuar bashkë me profesorin tim, intriguar nga fakti që në Kosovë janë afër 120 persona që kanë mungesë të gjymtyrëve të përparme, prandaj ideuam dhe krijuam dorën robotike, e cila mund të kryej shumë funksione dhe e cila do tua lehtësojë jetën këtyre personave”, theksoi Endriti, duke shtuar se kjo dorë është krijuar jo për përfitime materiale, por duke dashur që dijen e poseduar ta shfytëzoj në të mirë të njerëzimit.
Përgjatë bisedës në studio, Endriti tregoi edhe për punën që ai bënë si mentor i gjuhës programuese, në hapsirën mësimore, ku fëmijët inkurajohen të zbulojnë aftësitë e tyre dhe t’i zhvillojnë ato me pasion dhe dashuri, “BONEVET”.
Përderisa duart ekzistuese protezike kushtojnë nga 1000 e më shumë euro dhe nuk kryejnë shumë shërbime, kjo dorë robotike, kushton 500 euro dhe kryen funksione të shumta.
Për më shumë informacione, të interesuarit mund ta kontaktojnë Endrit Toplicën, përmes faqes së tij në Facebook ose Instagram.