Çdo këngë e saj me shpejtësinë e dritës shndërrohet në super hit, çdo paraqitje e saj mirëpritet nga admiruesit e muzikës që ajo prodhon, mungesa e saj ndjehet sa herë që ajo largohet nga vendlindja për të ja treguar edhe botës telentin që e karakterizon.
Është kjo këngëtarja e njohur Elvana Gjata, e cila nesër (14 korrik) do të jetë e pranishme në Prishtinë, përmes një koncerti të madh dedikuar të gjithë atyre që e kanë ndjekur nëpër vite karrierën e saj muzikore dhe që çdo projekt të saj muzikor e duartrokasin.
Pra, nesër tek Parku i Bibliotekës Kombëtare, në ora 19:00, bëhuni gati për një festë të madhe.
Elvana Gjata me bendin e saj, balerinat dhe Dj Gamblelmania do të kujdesen që ju ta kaloni një natë të paharrueshme.