Hendbollistja nga Gjakova, Elma Kameri është shpallur hendbollistja më e mirë për vitin 2018 në Kosovë, duke luajtur me petkun e Klubit të Hendbollit për Femra në Istog. “Viti 2018 ka qenë i suksesshëm si për skuadrën ashtu edhe për kombëtaren. Edhe për mua personalisht ishte një vit i suksesshëm. Po ndjehem e nderuar që e kam fituar këtë çmim në mesin e gjithë këtyre hendbollisteve cilësore”, ka thënë Kameri për faqen zyrtare të hendbollit.
21-vjeçarja ka premtuar se do të vazhdoj të jap maksimumin si për Istogun ashtu edhe për kombëtaren e Kosovës.