Sopranoja Elbenita Kajtazi e cila po mahnit publikun botëror me performancat e saj, po i vazhdon sukseset si soprano. Ajo këtë herë do të jetë pjesë e njërës nga shtëpitë më të madhe operistike ‘The Glyndebourne Opera House’, në Angli.
Kajtazi në një intervistë për Radio KFOR-in tregoi se ajo do të këndoj e performoj rolin kryesor të Adina nga opera e Donizettit “L’elisir D’amore”, duke shprehur entuziazmin e saj për këtë lajm:
“Ndihem krenare që me mund e shumë punë kam arritur të jem pjesë e kësaj shtëpie të madhe operistike. Është një ëndërr e bërë realitet, është mundësi e mrekullueshme të bëj debutimin tim të parë në një rol kaq të madh, në një shtëpi operistike me kaq rëndësi të madhe në Angli”.
Elbenita Kajtazi së fundmi ishte semi-finaliste në garën e madhe të operas ‘Operalia’, në Portugali organizuar nga tenori i famshëm Placido Domingo.