Me 5 Mars të këtij viti në Prishtinë do të hapet ‘Ekspozita Botërore e Fotografisë’, në ‘Bibliotekën Kombëtare të Kosovës’. Kjo ekspozitë do të bëjë gjiro nëpër qytete të ndryshme të botës për tu ndalur në Kosovë duke shpalosur për publikun ngjarjet më interesante të vitit 2019, të kapura nga fotografë të ndryshëm të cilët garuan në garën vjetore ‘World Press Photo Contest’, që ishte mbajtur në Amsterdam në Prill të 2019-tës.
Organizuar nga ‘Ambasada e Holandës’ në Prishtinnë, në këtë ekspozitë do të keni mundësi të shihni fotografitë fituese të vitit të kaluar dhe pjesëmarrës të tjerë në garën më të famshme të fotografisë në botë ‘World Press Photo’. Në këtë ekspozitë pjesëmarrës ishin mbi 78 mijë fotografë nga 129 vende të ndryshme të botës. Hyrja në këtë ekspozitë do të jetë pa pagesë, ndërsa ekspozita do të zgjasë 20 ditë.