Don Phenom dhe DJ Mad Nulla, ishin sot (09.05.19) mysafirët e radhës në emisionin e drejtpërdrejt të pasdites “Macchiato Lounge”, te moderatorja Trëndelina Duli. Ky emisoni i pasdites, filloi me super hitin “Columbiana”, i realizuar nga Don Phenom dhe Tayna, e për të vazhduar edhe me këngën tjetër të suksesshme “Ciao”, të kënduar po ashtu nga Don Phenom në bashkëpunim me 2Ton.
DJ Mad Nulla (Bardh Kulinxha), në studion e Radio KFOR-it më shumë foli për sukseset dhe talentin e këngëtarit Don Phenom (Marin Sterkaj) si dhe për punën e palodhshme që ata e bëjnë në studio: “Suksesi kryesor i Don Phenom-it është puna që ai e bën me shumë pasion dhe punon vazhdimisht me këmbëngulje e pa u lodhur”, tha DJ Mad Nulla.
Ndërsa, Don Phenom tregoi edhe për bashkëpunimet tjera që pritet t’i realizoj gjatë këtij viti: “Shumë shpejt do të realizoj një bashkëpunim me Vig Poppa, me Ronela Hajatin, mirëpo do të kem edhe këngë të tjera solo si dhe në shtator do të publikoj edhe albumin tim më të ri”.
Në fund të emisionit Don Phenom dhe DJ Mad Nulla u bënë ftesë dëgjuesve të Radio KFOR-it si dhe adhuruesve të tyre që t’i ndjekin në Instagram, në adresën ‘donphenomofficialpage’, për tu njoftuar me të gjitha aktivitetet e tyre.