Sot (03.04.19) dëgjuesit e Radio KFOR-it patën rastin që të zgjohen me zërin e ëmbël të këngëtares Ana Kabashi, e cila ishte e ftuar në kuadër të emisionit të mëngjesit ‘Mëngjesi Me Ty’, me moderatoren Trendelina Duli.
Në Radio KFOR, Ana e cila veçohet për zërin e saj, mirëpo edhe për format e nxehta të trupit të saj, përveç se nuk fshehu ndjejnjat e saj që ndihet shumë mirë, sa herë që është e ftuar në këtë medium, ajo në shenjë respekti zbuloi edhe disa sekrete lidhur me karrierën e saj muzikore, të cilat për herë të parë i solli ne Radio KFOR:
“Meqenëse jeni një medium plot pozitivitet dhe unë ndjehem mirë sa herë që jam e ftuar këtu në Radio KFOR, dua t’i njoftoj fansat e mi përmes jush lajmin ekskluziv, që në fund të këtij muaji (Prill), do të publikoj këngën time më të re, të cilën e kam emërtuar ‘Ana Kabashi’. Kjo këngë do të përcillet edhe me video klip. Unë do të jem pjesë e koreografisë së këtij klipi me një vallëzim dhe mund të them se nuk ka qenë aspak e lehtë që të realizohet për shkak të takave të mija të larta që unë i kam aty. Në fakt, unë së shpejti do t’i publikoj dy këngë të reja, me zhanër krejtësisht të kundërta me njëra tjetrën. Mirëpo, tani nuk do ti zbuloj zhanret, pasi që do i lë këto të reja që ti zbulojnë vetë fansat kur të publikohen”, tha ndër të tjera këngëtarja Kabashi.
Kabashi, live në Radio KFOR tregoi edhe për agjendën e saj të ngjeshur që do ta ketë përgjatë verës, me koncerte të shumta, të cilat nuk i veçoi me data, mirëpo njoftoi se fansat e saj mund të informohen për të gjitha aktivitetet e saj përmes faqes së saj zyrtare në Instagram.