Në dekadën e dytë të shekullit 21, përgatitja e fëmijëve për të qenë qytetarë të mirë mjedisorë, është një nga punët më të rëndësishme që secili prej nesh mund ta bëjë.
“Dashuria për ambientin krijohet në moshë të hershme”, kështu tha për Radio KFOR-in, kryetari i OJQ-së ‘Hiking Njeri Kosova’, Arben Islami dhe në lidhje me shëtitjet në natyrë më tej shtoi : “Unë mendoj se duhet të jetë një ligj, i cili i detyron prindërit apo kujdestarët që fëmijët të dërgohen në bjeshkë, të mësojnë dhe të shohin rëndësinë e natyrës. Natyra është gjithçka, ne prej aty jetojmë e marrim ajrin, ujin, ushqimin e të gjitha të tjerat. Pra, edukata duhet të jepet nga mosha 10 vjeçare, sepse vetë po i shoh fëmijët të cilët vijnë me ne në bjeshkë, aty po e ndryshojnë komplet botëkuptimin për natyrën. Prandaj, ata e respektojnë më shumë natyrën dhe janë të interesuar të mësojnë se si të kontribuojnë për të ruajtur bukuritë e bjeshkës dhe natyrës.”
Edhe në ëndrrat më të bukura, njeriu nuk mund të përfytyrojë diçka më të bukur se sa natyra, prandaj ti vizitojmë dhe të kujdesemi për të!